Vila për Shitje në Zonën e Vores
Kjo vilë e bukur ndodhet në një nga zonat më të qeta të Vores dhe ofron një ambient të përkryer për ata që kërkojnë hapësirë, qetësi dhe komfort. Vila ka një sipërfaqe të brendshme prej 360 m² dhe një sipërfaqe trualli prej 290 m².
Karakteristikat e vilës:
Oborri: Vila rrethohet nga një oborr i bukur, i mbushur me pemë dhe lule, duke ofruar një ambient relaksues dhe të qetë. Gjithashtu, disponon 2 garazhe për parkimin e automjeteve.
Organizimi i Shtëpisë:
Kati i Parë: I organizuar në një korridor që lidh dhomën e ndenjes, kuzhinën e veçantë dhe një tualet.
Kati i Dytë: Ky kat ka një korridor që ndan tre dhomat e gjumit dhe një tualet.
Ngrohja: Vila është e pajisur me ngrohje me kaldajë me pelet, që mbulon të gjithë ambjentet e shtëpisë, duke siguruar ngrohtësi dhe komoditet gjatë gjithë vitit.
Opsioni i Ndrrimit:
Pranohet ndërrim me një apartament në Tiranë.
Për më shumë informacion ose për të vizituar pronën, mos hezitoni të na kontaktoni!